Flash News

KRYESORE

Palmer merr detyrën e rëndësishme në Ballkan, Xhafaj: Lajm shumë i mirë edhe për Shqipërinë

Zyrtari i Lartë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Matthew Palmer ka marrë një detyrë të rëndësishme. Ai do të jetë Përfaqësuesi i Posaçëm i SHBA për Ballkanin Perëndimor.

Ish-ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj nëpërmjet një postimi në Twitter bën me dije lajmin duke theksuar se kjo ka rëndësi të v bën me dije lajmin duke theksuar se kjo ka rëndësi të veçantë edhe për vendin tonë.

“Jam i bindur se kontributi i zotit Palmer për Shqipërinë do të përmirësohet më tepër, sidomos për konsolidimin e rregullit dhe ligjit dhe Reformën në Drejtësi, luftën ndaj korrupsionit dhe krimin e organizuar”, shkruan Xhafaj.

Postimi i Fatmir Xhafajt:

Caktimi i Matthew Palmer si Përfaqësues i Posaçëm për BP është një lajm shumë i mirë jo vetëm për 🇦🇱 por për të gjithë rajonin, për forcimin e bashkëpunimit, dialogut dhe sigurisë rajonale. Flm 🙏🏻 @StateDept për rritjen e vëmendjes për rajonin & për 🇦🇱 në këto momente kritike.

Jam i bindur se kontributi i zotit Palmer për Shqipërinë do të përmirësohet më tepër, sidomos për konsolidimin e rregullit dhe ligjit dhe Reformën në Drejtësi, luftën ndaj korrupsionit dhe krimin e organizuar.

Ka qenë kënaqësi e veçantë të ndaj me të shqetësimin për këto tema gjatë vizitës sime në Washington, në mars 2018 dhe të shoh te ai interesimin dhe kujdesin e veçantë për integrimin e shpejtë 🇪🇺 të 🇦🇱. Suksese z.Palmer në këtë mision shprese për rajonin, për vendin tim.

 

Të fundit