Flash News

KRYESORE

Palmer mesazh nga Prishtina për reformën në Drejtësi: Fillimi i fundit të pandëshkueshmërisë

Palmer mesazh nga Prishtina për reformën në Drejtësi:

Zëvendësndihmësi i Sekretarit të Shtetit të SHBA dhe përfaqësuesi special i Sekretarit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Mattheë Palmer, ndodhet sot në Kosovë për një vizitë zyrtare.

Gjatë takimit me studentë dhe përfaqësues të shoqërisë civile në Prishtinë, ka folur edhe për Reformën në Drejtësi.

 “Shqipëria është në prag të ngritjes së institucioneve të reja, si Prokurorisë Speciale Anti-korrupsion (SPAK) dhe Byroja Kombëtare e Heitimit, detyra e të cilave do të jetë të hetojnë korrupsionin, krimin e organizuar dhe krimet e zyrtarëve të lartë. Ky është fundi i fillimit të pandëshkueshmërisë, siç u vërtetua edhe nga goditja e bosëve dikur të paprekshëm të krimit, si Klement Balili”, tha Palmer.

Kujtojmë se para vizitës në Kosovë, Palmer vizitoi Maqedoninë e Veriut.

Të fundit