Flash News

KRYESORE

Palmer në Tiranë/ Ish-ministri: Kryeministri provokon zgjedhje të parakohshme nëpërmjet një mocioni besimi

Palmer në Tiranë/ Ish-ministri: Kryeministri provokon zgjedhje të

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka komentuar vizitën e Mathew Palmer, zv/ndihmës Sekretar i Shtetit amerikan sot dhe nesër në Tiranë.

Në një reagim në rrjetet sociale, shkruan se ka ende shpresë që kriza jonë politike të zgjidhet nga ne vetë dhe jo nga ndërkombëtarët, sipas tij, “s’kanë haber nga punët tona) e as tryeza pazaresh”.

“Ende shpresoj që kriza jonë politike, që ka vënë seriozisht në rrezik demokracinë, të zgjidhet nga vetë ne.

Është krejt e thjeshtë: Kryeministri provokon zgjedhje të parakohshme nëpërmjet një mocioni besimi sipas nenit 104 të Kushtetutës.

Kaq duhet! As ndërmjetësim ndërkombëtar (të cilët s’kanë haber nga punët tona) e as tryeza pazaresh.

Thjesht një mocion besimi “i dështuar” e çon vendin në zgjedhje. Nga zgjedhjet dhe vetëm nga zgjedhjet do dalë parlamenti pluralist nga ku fillon të veprojë sistemi demokratik.

E vetmja gjë që kërkon një mirëkuptim është kur do jenë zgjedhjet. Më e arsyeshme është që të bëhen në vjeshtë së bashku me zgjedhjet vendore, të cilat në kushtet aktuale nuk mund të mbahen.

Vetëm për kaq nuk mendoj se ka nevojë për cirk ndërkombëtar...”, shkruan Manjani.

Të fundit