Flash News

KRYESORE

“Palmer njohu 30 qershorin, por dha sinjal se këto zgjedhje do rrëzohen në Kushtetuese”

Ndërsa pak ditë më parë tërhoqi jo pak vëmendjen deklarata e zëvendësndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit, Mathew Palmer, i cili në një intervistë për Zërin e Amerikës, njohu 30 qershorin si datë zgjedhjesh.

Megjithatë, analisti Besnik Mustafaj e ka lexuar ndryshe intervistën e tij, i cili nga studio e ‘news 24’ ku ishte i ftuar tha se Palmer dha sinjal se këto zgjedhje mund të anulohen në Gjykatën Kushtetuese.

“Se çfarë do të ndodhë më 13 tetor, pra datën e re të zgjedhjeve të dekretuar nga presidenti Meta, është e paparashikueshme tani. Nëse njihen këto zgjedhje, 13 tetori bie, por Palmer dha një sinjal që këto zgjedhje mund t’i anuloje Gjykata Kushtetuese kur të ngrihet me nxitim siç janë thënë, se mund të ndodhë, atëherë do kemi gjykatë që do rrëzojë dekretin e presidentit. Është një absurd juridik, politik ku ndodhet sot Shqipëria”, u shpreh Mustafaj.

Të fundit