Flash News

KRYESORE

Palmer rezerva për 30 qershorin: Mbështesim raportin kritik të OSBE

Palmer rezerva për 30 qershorin: Mbështesim raportin kritik të

Zyrtari i lartë amerikan, Mathew Palmër ka rezerva për procesin zgjedhor të 30 qershorit. Për Zerin e Amerikës, ai mbështet raportin e vëzhguesve të OSBE-së, që theksonin se zgjedhjet u shoqëruan me mungesë alternativash, presione dhe rritje fiktive të numrit të votuesve.

“Unë mund t'ju them se vëzhguesit tanë panë dhe ndoqën nga shumë afër atë që dëgjuam nga Misioni Monitorues i OSBE-ODIHR-it, pra që zgjedhjet dhe procesi aktual i votimit u zhvilluan kryesisht në mënyrë të përgjegjshme dhe transparente, por procesi i përgjithshëm i mohoi popullit të Shqipërisë një alternativë kuptimplote. Pra, ekzistojnë shqetësime dhe rezerva reale në lidhje me vetë zgjedhjet, siç artikulohen nga OSBE-ja", sqaroi ai.

Pyetur nese zgjedhjet duhet te perseriten, ai pohoi se "përsa i përket se cilat janë përgjigjet e duhura ndaj kësaj, ne do dëshironim ta shihnim këtë të dilte nga institucionet shqiptare”, deklaroi ai.

Palmer: SHBA disponon prova të forta kundër Dakos. Roli i Ramës në këtë histori

Të fundit