Flash News

KRYESORE

Palmer takim me gazetarët në Tiranë: Zgjedhjet pa opozitën, fatkeqësi

Palmer takim me gazetarët në Tiranë: Zgjedhjet pa opozitën,

Mathew Palmer, zv/ndihmës Sekretar i Shtetit amerikan, në ditën e dytë të vizitës së tij në Shqipëri, ndonëse deklaroi se nuk ka ardhur për të negociuar krizën, në një takim me gazetarët ka përcjellë disa mesazhe për politikën shqiptare.

Zgjedhjet

Të gjitha partitë duhet të marrin pjesë në zgjedhje. Edhe opozita ka përgjegjësinë të marrë pjesë në zgjedhje dhe duhet të ketë kandidatë të fortë. Do ishte fatkeqësi nëse opozita nuk hyn në zgjedhje.

Situata politike

Unë nuk jam këtu për të negociuar dhe zgjidhur krizën politike, djegia e mandateve nga ana e opozitës nuk është zgjidhje.

Reformat

Shqipëria duhet të vijojë reformën në drejtësi, të luftojë krimin e organizuar, korrupsionin. Kjo qeveri është legjitime, ne po bashkëpunojmë .

Influenca ruse

Amerika kërkon transparecë dhe bashkëpunim mes vendeve, ndërsa Rusia kërkon kaos. Ne duam që rajoni të ketë të ardhme, Shqipëria është target i vështirë për Rusinë. Në një vend demokratik lobimi është legjitim dhe proces normal për sa kohë është brenda transparencën.

Ambasadori i ri i SHBA

Çështja Kalavec është nën hetim, nuk mund të jap detaje, shpresoj që së shpejti të kemi një emër.

 

Palmer ka mbërritur pasditen e djeshme në Tiranë dhe ka zhvilluar një takim për rreth 100 minuta në zyrën e Ramës. Sot, veç gazetarëve, zyrtari i lartë amerikan pritet të takohet edhe me presidentin Meta dhe krerët e partive PD e LSI.

Të fundit