Flash News

KRYESORE

Paloka: 13 tetori praktikisht i hedhur poshtë, por do ketë zgjedhje të reja

Paloka: 13 tetori praktikisht i hedhur poshtë, por do ketë zgjedhje

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka, deklaroi se “13 tetori” është praktikisht i hedhur poshtë, por Shqipëria do të shkojë në zgjedhje të reja brenda pranverës të vitit të ardhshëm, bashkë me Edi Ramën

I ftuar në rubrikën “Opinion”, në “News 24”, ai shtoi se PD-ja do të vijojë protestat dhe do përdorë çdo lloj mjeti për të bindur shqiptarët se ky regjim duhet të ikë.

“Ne do të vazhdojmë me protesta, sepse thashë protesta është mënyra e reagimit qytetar. Ne do të vazhdojmë e do përgatitemi edhe për hapa të tjera. Ne po përgatitemi, besoj se do shkojmë në zgjedhje. Për pak kohë do na duhet të shkojmë në zgjedhje. 13 tetori është i rënë. Deri në pranverë, do shkojmë në zgjedhje bashkë me Ramën.

13 tetori ishte një datë perfektë edhe për vetë Ramën, që di të kishte mundësi të zgjidhte kandidatë, por ai prapë procesin e shkatërroi. I vetmi që propozon datën është presidenti dhe nëse presidenti e ka gabim, këtë datë e hedh poshtë vetëm Gjykata Kushtetuese”, tha Paloka.

Gjithashtu, ai u ndal edhe tek “Dosja 184”, ku shtoi se Edi Rama vijon të kontrollojë sistemin e drejtësisë, duke pohuar se kjo u dëshmua me transferimin e saj në Dibër. Sipas tij, kjo dosje do të hetohet nga një prokuror, i cili është i afërt i njërit prej personave të kapur në përgjime gjatë zgjedhjeve të pjesshme lokale në Dibër.

Të fundit