Flash News

KRYESORE

Paloka ‘akuzon’ Fevziun: Je 'përgjegjës' që Tahiri nuk u arrestua

Paloka ‘akuzon’ Fevziun: Je 'përgjegjës' që

Deputeti demokrat Edi Paloka, e ka bërë ‘përgjegjës’ Blendi Fevziun, pasi sipas tij, pas daljes së Tahirit në “Opinion”, Rama u ndje i kërcënuar dhe e mori në mbrojtje.

 I ftuar në "Opinion", Paloka tha se Rama nuk u kërcënua nga shprehja “s’keni parë gjë koma”, por nga mënyra se si ish-ministri Tahiri u paraqit në studion e “Opinion” pas lëshimit të urdhër-arrestit nga Prokuroria.

“Fevzi, ti e ke fajin që Tahirin e mori në mbrojtje Rama. Po mos të vinte të qante Tahiri këtu Rama nuk do e merre në mbrojtje. Kur ai e  pa Tahirin që po qante këtu, tha se ça do bënte kur do shkonte në Prokurori. Çdo gjë që Rama bën për të mbrojtur Tahirin nuk e bën realisht për atë, por për të mbrojtur veten.

Nuk e kërcënoi me deklaratën “s’keni parë gjë akoma”,  Rama u kërcënua kur e pa që po qante këtu në studio”, u shpreh Edi Paloka.

Të fundit