Flash News

KRYESORE

Paloka: Çfarë bënte në prill të 2018-s Rama, Gjushi dhe Fuga në Monte Carlo?

Deputeti Edi Paloka nëpërmjet një postimi në Facebook akuzon Edi Ramën se mbron Vangjush Dakon për interesa të tij.

Sipas Palokës, Gjushi , Tahiri, Balla , Ahmetaj, Gjiknuri e të tjerë, janë personazhet që kanë kryer dhe kryejne punet e pista për Ramën.

Më tej Paloka ngre pyetjet: “Cfarë bënin në prill 2018 ,Edvin Rama, Vangjush Dako dhe Endri Fuga në aktivitetin vjetor të Yacht Club në Hotel Fairmont në MonteCarlo ?

Me çfarë statusi ishin këta, ne takimin vjetor të njërit prej klubeve private më eksluzive të globit (antaret e te cilit janë milionere dhe miliarderë) në një nga hotelet e cilësuara si “ekstremisht luksoz” të një qyteti ekstremisht të shtrenjtë si Monte Carlo? “.

Të fundit