Flash News

KRYESORE

Paloka: Dy muaj pas tërmetit qytetarët ende jetojnë në tenda, qeveria prezanton platforma qesharake

Paloka: Dy muaj pas tërmetit qytetarët ende jetojnë në

Nënkryetari i PD-së Edi Paloka, ka postuar në Facebook një video ku ironizon qeverinë për risinë e platformës online, përmes së cilës qytetarët e prekur nga tërmeti do të aplikojnë për të përfituar ndihmë.

Paloka thotë se qeveria tallet me qytetarët duke futur një platformë të tillë që e quan qesharake, teksa shton se ata jetojnë ndërkohë nëpër tenda.

Ai akuzon qeverinë se nuk di të menaxhojë situatën.

“Dy muaj pas tërmetit qytetarët ende jetojnë në tenda dhe kontenierë, ndërsa qeveria tallet duke folur për platforma qesharake, si të shumtat që kanë nisur dhe nuk i kanë bitisur. Kush ka sy e veshë e kupton qartë se Rilindja përdor propaganden për të mbuluar papërgjegjshmërinë dhe paaftesinë për të menaxhuar situatën pas tërmetit. Për këto dhe më shumë: Rama ka dështuar!”, shkruan Paloka.

Të fundit