Flash News

KRYESORE

Paloka: Fundi i Ramës është vendosur

Paloka: Fundi i Ramës është vendosur

Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka, në një prononcim për medat para nisjes së mbledhjes së Byrosë së Kuvendit, tha se nëse 11 banorët e Kukësit do të vijojë të mbahen në burg atëherë reagimi i opozitës në seancat e ardhshme parlamentare do të jetë edhe më i fortë se ai i mbajtur sot.

Paloka tha se fati i Ramës është vendosur dhe se fundi që parashikon populli është më i tmerrshmi.

“Fundi i Ramës është vendosur, çfarëdo vendimi që të marri kjo Byro. Fundi që parashikon populli është më i tmerrshmi. Në seancat e tjera reagimi do të jetë edhe më i fortë, nëse kuksianët do të vijojnë të mbahen në burg”, deklaroi Paloka duke sjellë në vëmendje se Byroja e Kuvendit nuk po dënon kryeministrin pavarësisht se ka fyer popullin.

Të fundit