Flash News

KRYESORE

Paloka: ‘Gjushi dhe Bushi ‘bëjnë letrat’ me Ramën, policia arreston ish-kryetarë komunash në Tiranë

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka, ka reaguar lidhur me aksionin e policisë së Tiranës për ndalimet e ish-zyrtarëve të cilët akuzohen për shpërdorim detyre dhe falsifikim mbi pasojat e tërmetit të 26 nëntorit.

Në një postim në Facebook, Paloka poston një fotografi të kryeministrit Rama me ish-kryebashkiakun e Kavajës Elvis Roshi dhe ish-kreun e Bashkisë Durrës, Vangjush Dako.

Mbi foton e postuar shkruan: “Në Thumanë vdiqën 24 qytetarë, viktima të neglizhencës dhe abuzimit të Bushit.

Në Durrës vdiqën dhjetëra të tjerë, si rezultat i babëzisë së Dakos.

Po nderkohe qe Gjushi dhe Bushi “po bëjnë letrat” , arrestohen ish-kryetarë të komunave në Tiranë.”

Të fundit