Flash News

KRYESORE

Paloka i përgjigjet akuzave të Ramës: Pranon të ndëshkohet Shqipëria por kurrë Tahiri

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka, i është përgjigjur akuzave të sotme të kryeministrit Edi Rama gjatë Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, ku e cilësoi opozitën si një gërdi individësh dhe grupesh të çoroditura që nuk të sfidon në intelekt por fizikisht.

Nëpërmjet një statusi në “Facebook”, Paloka shkruan se Rama pasi sulmoi e ofendoi politikanët gjermanë, e mbylli javën duke sulmuar për dy orë opozitën.

“Mbasi harxhoi gjithë javën duke sharë dhe sulmuar politikanët gjermanë, pastaj duke akuzuar e ofenduar myslimanët shqiptarë si ekstremistë që mund të shpërthejnë, Edi Rama e mbylli javën duke sulmuar sot për dy orë opozitën”, është shprehur Paloka.

Në postimin e tij, Paloka tha se Rama vë Tahirin para Shqipërisë, dhe ndëshkon popullin shqiptarë që të mbrojë Tahirin, pasi sipas tij paratë e drogës nuk janë vetëm në xhepat e Tahirit, por edhe në ato të Ramës.

“Rama tregoi se pranon të ndëshkohet Shqipëria, por kurrë Tahiri. Arsyeja kuptohet dhe është e thjeshtë madje e thënë dhe me gojën e Tahirit: Paratë e drogës nuk janë vetëm në xhepat e Tahirit por edhe në ata të Ramës”, përfundon nënkryetari i PD.

Statusi i plotë

Mbasi harxhoi gjithë javën duke sharë dhe sulmuar politikanët gjermanë, pastaj duke akuzuar e ofenduar myslimanët shqiptarë si ekstremistë që mund të shpërthejnë, Edi Rama e mbylli javën duke sulmuar sot për dy orë opozitën. Kur të gjithë prisnin që me kthimin nga Gjermania, Rama të hapte rrugë e të lejonte arrestimin e Saimir Tahirit për t’i hapur kështu rrugën Shqipërisë për në Europë, ai bëri të kundërtën. Rama tregoi se pranon të ndëshkohet Shqipëria, por kurrë Tahiri. Arsyeja kuptohet dhe është e thjeshtë madje e thënë dhe me gojën e Tahirit: Paratë e drogës nuk janë vetëm në xhepat e Tahirit por edhe në ata të Ramës.

Të fundit