Flash News

KRYESORE

Paloka i përgjigjet Ramës për ‘Rrugën e Arbrit’: Shpresoj që dibranët të ta kthejnë përgjigjen siç e meriton

Paloka i përgjigjet Ramës për ‘Rrugën e Arbrit’:

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka, i është përgjigjur kryeministrit Rama sa i takon deklaratave të bëra nga ky i fundit ku ftonte dibranët për të qenë të pranishëm në nisjen e punimeve për ndërtimin e ‘Rrugës së Arbrit’.

Shpresoj që dibranët të ta kthejnë përgjigjen siç e meriton e siç dijnë ata, e nis postimin e tij në rrjetin social Facebook Paloka, teksa shton se “pasi i gënjeu për 5 vjet me radhë dibranët, tani flet me paturpësi për “fillimin e punimeve, të pritura për 100 vjet”.

Paloka thotë gjithashtu se Rruga e Arbrit është një investim i nisur nga qeveria e demokratëve teksa shton se qeveria aktuale ka pesë muaj që nuk bën asnjë punë.

Postimi i Edi Palokës

Ordiner...!

Shpresoj qe dibranet te ta kthejne pergjigjen sic e meriton e sic dijne ata.

Ka pese vjet qe nuk ben asnje pune. Vetem llogje e guxon dhe te ironizoje ata qe e kane akuzuar per kete.

Te vetmet “inagurime” qe ka bere ne 5 vjet kane qene investime te projektuara, financuara dhe iniciuara nga qeveria Berisha.

Ka 5 vjet qe “rritjen ekonomike” e llogarit bazuar tek te vetmet investime madhore qe vazhdojne ne Shqiperi e qe jane TAP-i dhe “Devolli Hydropoëer”, per te cilet e di dhe me i humburi ne kete vend qe jane investime te qeverise Berisha.

Sot ka gjetur momentin te mburret e njekohesisht te bej dhe ironi me mashtrimin e rradhes qe ka te bej me rrugen e Arberit.

Pasi i genjeu per 5 vjet me rradhe dibranet , tani flet me paturpesi per “fillimin e punimeve, te pritura per 100 vjet”

Keta duket sikur kane dale te gjithe nga i njejti vend i ndyre; “rilindas” e 99-sha , mashtrues ordinere e shpifesira .

Rruga e Arberit eshte nisur po ashtu nga qeveria Berisha e cila ka realizuar te pakten 60% te punimeve te saj deri diten qe Edvini erdhi ne pushtet. Kete e dijne jo vetem dibranet e matjanet po dhe cdokush qe i ka rene rruga per ne Diber. Sic e dijne po aq mire se qe nga dita qe Rama ka ardhur ne pushtet i ka mashtruar dibranet , nje here ne 6 muaj., sa here i eshte dashur te shkoj per fushate ne Diber.

Tani , i pafytyre sic eshte, i fton “ne Peshkopi dhe Klos “...”per fillimin e punimeve te pritura per 100 vjet.”

Dibranet nuk kane 100 vjet qe presin “fillimin e punimeve” ooo...

Kane 5 vjet qe presin rifillimin dhe perfundimin e punimeve qe ti i nderpreve kur erdhe ne pushtet o...edvin.

Ti e do nje pergjigje , tamam si prej Dibre, e shpresoj qe dibranet te ta japin

Të fundit