Flash News

KRYESORE

Paloka ironizon deklaratat e Ramës dhe Lleshajt: Pas sulmeve të “Zërit të Amerikës” u duhej një “sukses” dhe Balili ishte atje, gati...

Ndalimi i Klement Balilit, të ashtuquajtur edhe si “Eskobari i Ballkanit” sot në organet e drejtësisë shqiptare ka ngjallur një tjetër vatër debatesh.

Fillimisht lajmi u publikua nga ish-kryeministri Sali Berisha, i cili tha se Balili është vetëdorëzuar sot në mëngjes. Më pas, ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj në një konferencë për mediat e cilësoi rastin si një sukses të Policisë së Shtetit, duke theksuar se Balili është arrestuar.

Nënkryetari i PD, Edi Paloka ironizon qëndrimet e ministrit dhe kryeministrit, duke u kujtuar edhe përgjimet e publikuara nga “Zëri i Amerikës”, sa i takon përfshirjes së katër deputetëve të socialistë dhe Vali Bizhgës në punësimin e militantëve në administratën e burgjeve.

Reagimi:

O qeveri e Lleshit...

E ka njoftuar Berisha prej oresh vetedorzimin e Balilit. Lleshi i Rames dhe Rama i leshit flasin per “suksesin e kapjes” se tij.

Te besosh se Lleshi kapi Balilin eshte si te besosh qe Rama eshte “kryeministri me i mire”. Lleshi i Rames shume shume rreh ndonje student naten po per “lufte kunder krimit” e shohin shqiptaret cdo dite...

Pas dy sulmeve te “Zerit te Amerikes”, Rames i duhej nje “sukses” dhe Balili ishte atje, gati...

Të fundit