Flash News

KRYESORE

Paloka ironizon nga Rusia: Këtu nuk drejton Ruçi dhe nuk lejohet përdorimi i kokainës

Nënkryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Edi Paloka ka marrë pjesë në takimin e radhës të Unionit Ndërparlamentar, që këtë vit i zhvilloi punimet në Shën Petërsburg të Rusisë.

Paloka ka publikuar disa foto nga aktiviteti ndërsa ironizon kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi dhe kryeministrin Edi Rama

“Mungova dje në sallën e Kuvendit për të qenë i pranishëm në një tjetër sallë, atë të Unionit Ndërparlamentar. Këtu nuk drejton Ruçi dhe përdorimi i kokainës është i ndaluar, sidomos për kryeministrat”, shkruan Paloka.

Të fundit