Flash News

KRYESORE

Paloka ironizon Ramën me një ‘paralajmërim’: Thonë se nga këto letrat i çonte dikur, dikujt; Pastaj...

Nënkryetari i PD, Edi Paloka ka ironizuar letrat në seri prej pesë ditësh të kryeministrit Edi Rama drejtuar kreut të opozitës, Lulzim Basha.

Në një status në rrjetet sociale, pas letrës së pestë, Paloka i bën kryeministrit edhe një paralajmërim.

“Thonë që nga këto letrat i çonte dikur , dikujt ...Pastaj , një ditë të bukur u hasën ballë për ballë me njëri tjetrin në rrugë...”, shkruan Paloka me nota ironie.

Në letrën e pestë, Rama i kërkoi sërish të ulen në dialog kreut të PD Lulzim Basha, si dhe këmbënguli se zgjedhjet vendore nuk shtyhen nga askush. Nga ana tjetër, Basha iu përgjigj duke i sqaruar sërish se s’do të ketë asnjë hap pas dhe se përballja do të vijojë deri në fitoren e betejës.

Të fundit