Flash News

KRYESORE

Paloka ironizon Ramën: Për deputetët e inkriminuar të Rilindjes fajin e ka opozita dhe mediet e kazanit

Paloka ironizon Ramën: Për deputetët e inkriminuar të

Pas Komunikimit javor të kryeministrit Rama, ku ndër të tjera ai foli për krijimin e një Task-Force për të zbuluar lidhjet e krimit me politikën, ka ardhur dhe reagimi nga opozita. Deputeti demokrat Edi Paloka, përmes një statusi në “Facebook” ka ironizuar fjalën e kryeministrit duke thënë se nga krijimi i kësaj Task-Force do të dali fajtore opozita, duke thënë se dhe për deputetët e inkriminuar të Rilindjes fajin e ka opozita dhe mediet e kazanit.

Statusi i plotë:

Rama, Task-Force për zbulimin e lidhjeve te krimit me politiken...?!!

Me siguri do zbuloje qe me krimin është e lidhur opozita.

Madje dhe për deputetet e inkriminuar te rilindjes dhe për Tahirin dhe për gjithë llumin e krimit ne administratën e rilindjes , te jeni te bindur qe “fajin e ka opozita dhe mediet e kazanit”

Të fundit