Flash News

KRYESORE

Paloka jep një detaj për materialet e radhës që Bild do publikojë: Do të prishen familje

Paloka jep një detaj për materialet e radhës që Bild do

Nënkryetari i PD-së, Edi Paloka ka dhënë një ide të përmbajtjes që do të kenë përgjimet e radhës që gazeta gjermane “Bild” do të publikojë.

Sipas tij, aty do të shfaqet puna e “dy heroinave të punës socialiste” dhe nuk është çudi që të prishen edhe familje.

“Thuhet se ne përgjimet e radhës qe do publikojë Bild dalin nja dy heroina te punës socialiste, alias “rilindase”.

Ne përgjimet e publikuara me pare është konfirmuar me detaje çdo informacion qe kemi pasur dhe denoncuar ne për manipulimin e votave ne Diber.

Larg qofte te konfirmohen nga përgjimet që pritet te publikoj “Bild”, informacionet qe kane qarkulluar në Dibër për aktivitetin e këtyre shoqeve te “rilindjes”...

Megjithëse këta sorosianët nuk e kane problem prishjen e familjeve...”, shkroi nënkryetari i PD-së në profilin tij në Facebook.

Të fundit