Flash News

KRYESORE

Paloka ka vetëm një pyetje për Ramën. Ruçi paralajmëron masën dhe ndërpret seancën: Erdhi ora e Facebook!

Paloka ka vetëm një pyetje për Ramën. Ruçi

Edi Paloka, nënkryetari i Partisë Demokratike gjatë fjalës së tij në seancën parlamentare i drejtoi një pyetje kryeministrit Rama dhe të gjithë deputetëve socialistë.

“Kam vetëm një pyetje, në radhë të parë për atë që mban titull kryeministër. Çdo të thotë kur ministri i Brendshëm përgjigjet për pyetjet që i bëjnë gazetarët. A të kap ligji antimafia? Teorikisht po, por praktikisht heshtje. Kryeministri mund të përgjigjet pse nuk funksinon ligji antimafia”, tha Paloka.

Më tej ai shtoi se prokuroria është bërë letër higjenike nga qeveria. Ruçi e paralajmëroi Palokën që nëse nuk lëshon foltoren do të marrë masë disiplinore për të, ndërsa ndërpreu seancën për gjysmë ore.

Më tej seanca u raportua në Facebook-un e kryetarit Basha, ndërsa Ruçi ironizoi me fjalët, "Erdh ora e Facebook".

Të fundit