Flash News

KRYESORE

Paloka kërkon reflektim në PD: Tallemi me veten kur merremi me atletet e Ramës

Paloka kërkon reflektim në PD: Tallemi me veten kur merremi me atletet

Deputeti Edi Paloka kërkon nga kolegët e tij që të mos merren më me atletet e kryeministrit Edi Rama sepse në këtë mënyrë tallen me veten.

Duke iu referuar videos së ‘BBC’ ku raportohej për përzgjedhjen e kryeministrit shqiptar në samitin e Londrës, Paloka thotë se Rama është gati të dalë lakuriq që shqiptarët të merren me hallet e tij dhe jo me të zezat që u bën prej 20 vitesh.

“Kur BBC tallet me kryeministrin e Shqipërisë, sigurisht nuk është momenti të brohorasesh “O sa mirë me qen shqiptar”. Por që ne vazhdojmë dhe merremi me atletet e Ramës, kjo është tallje që i bëjmë vetes. Ai është gati të dalë dhe lakuriq që shqiptarët të merren me hallatet e tij e jo me të zezat që ju bën prej 20 vjetësh që është me pushtet. Në mungesë të plotë transparence, nuk jepet asnjë informacion zyrtar për marrëveshjen që ka bërë me Tsipras, ndërkohë që burimet e tjera japin lajme tronditëse për akte që nuk mund të quhen ndryshe përveçse tradhëti kombëtare. Po ne merremi me atletet dhe fytyrën prej idioti që i nxjerr BBC”, shkruan Paloka.

Reagimet e deputetëve të PD-së kanë qenë të shpeshta për këtë zgjedhje të Ramës, dhe i fundit që ka kritikuar kryeministrin ishte Sali Berisha.

Të fundit