Flash News

KRYESORE

Paloka: Koha e Ramës ka mbaruar, nuk do ta ketë shansin që të zvarrisë shqiptarët edhe një vit tjetër

Paloka: Koha e Ramës ka mbaruar, nuk do ta ketë shansin që

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka i është përgjigjur deklaratave të bëra nga kreu i qeverisë sa i takon vendimit për hapjen e negociatave për Shqipërinë, të cilat u shtynë me një vit.

Paloka e nis reagimin e tij duke thënë se koha e Edi Ramës ka mbaruar dhe se ai është dështimi më i madh i Shqipërisë në këto 28 vite.

Nënkryetari demokrat thekson se Rama nuk mund dhe nuk do ta ketë shansin që të zvarrisë shqiptarët edhe një vit tjetër për të marrë një refuzim tjetër.

Postimi i plotë i Palokës

Koha e Edi Rames ka mbaruar!

Ai eshte deshtimi me i madh i Shqiperise ne keto 28 vjet.

Ka thyer çdo rekord negativ te paraardhesve socialiste, duke stopuar per 5 vjet integrimin e Shqiperise.

Edi Rama nuk mund dhe nuk do ta kete shansin qe te zvarrise shqiptaret edhe nje vit tjeter per te marre nje refuzim tjeter. Shqiptaret nuk kane me kohe per te humbur!

Koha e Edi Rames ka mbaruar!

Të fundit