Flash News

KRYESORE

Paloka kritika Ramës: Nacionalizmi streha e fundit e maskarenjve; s’ka shpëtim për Tahirin, Gjushin e Ballën

Paloka kritika Ramës: Nacionalizmi streha e fundit e maskarenjve;

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka ka kritikuar qëndrimet e fundit të kryeministrit Rama lidhur me ngjarjen në Bularat, ku u ekzekutua ekstremisti grek Kostandinos Kaçifas.

Paloka thekson se Rama mendon se duke i fryre zjarrit te perplasjeve nacionaliste do shpetoje Tahirin, Gjushin, Ballen dhe gjithe tufen e zhgrryer ne krim qe ka rrotull vetes.

“Përfundimi i ‘nacionalizmit’ të Ramës; ju falen Greqise mijera kilometra katrore det perfshi dhe zonat naftembajtese. Ky eshte “nacionalizmi” i vertete i Rames , kryeministrit qe po boshatis Shqiperine nga shqiptaret”, përfundon Rama.

Reagimi i plotë:

Rama eshte ilustrimi me i mire i shprehjes : “Nacionalizmi eshte streha e fundit e maskarenjve”.Ka kaq kohe qe per te terhequr vemendjen nga skandalet qe po e mbysin, eshte gati te bej gjithshka. Se fundmi, e jo per here te pare, ka marre pozicionin e nacionalistit .Mendon vertete se me Bularatin dhe duke i fryre zjarrit te perplasjeve nacionaliste do shpetoje Tahirin, Gjushin, Ballen dhe gjithe tufen e zhgrryer ne krim qe ka rrotull vetes.

Kete strategji e ka ndjekur dhe me heret kur me retorike shterpe pa asnje vlere per shqiptaret u shit si nacionalist qe “po ju tregonte vendin grekerve” , pastaj e mbylli per tre nete rrjesht ne hotel Bushatin me Kotziasin.

Perfundimi i “nacionalizmit” te Rames; ju falen Greqise mijera kilometra katrore det perfshi dhe zonat naftembajtese. Ky eshte “nacionalizmi” i vertete i Rames , kryeministrit qe po boshatis Shqiperine nga shqiptaret.

Të fundit