Flash News

KRYESORE

Paloka mik me Patozin? “Nuk ka qenë asnjëherë në krahun tim”

Paloka mik me Patozin? “Nuk ka qenë asnjëherë në

Ish-deputeti i PD-së, Edi Paloka ka komentuar reagimin e Astrit Patozit, që e konsideron vendimin e opozitës për të dërguar komisionerë në KZAZ si një përpjekje për të penguar procesin zgjedhor kundër Bindjes Demokratike, por edhe kundër zgjedhjeve në tërësi.

“Ky është kulmi. Një njeri që drejton një parti që e ka sajuar Edi Rama, që e kanë vërtetuar të gjithë që është me firma të falsifikuar tani thotë “ndaloni shkeljen e ligjit”. Cilin ligj? E kemi me ligj regjistrimin e anëtarëve të KZAZ”, deklaroi Paloka gjatë një interviste në rubrikën “Mbrëmje ABC” me Mirela Milorin.

Paloka la të kuptohet se nuk ka pasur asnjëherë miqësi me Patozi, duke thënë se “në krahun tim nuk ka qenë asnjëherë”, pavarësisht se kanë qene në të njëjtin skalion në PD. “Pikërisht, në krahun tim asnjëherë. Kuptojeni këtë kur e them unë”, insistoi Paloka.

Nënkryetari i PD-së tregoi në studio se kandidati i “Bindjes Demokratike” në Kavajë është regjistruar pa qenë fare në Shqipëri, madje nuk dëshiron që ta bëjë diçka të tillë. Kjo është edhe një ndër arsyet pse PD do dërgojë komisionerë në KZAZ sipas Palokës.

Të fundit