Flash News

KRYESORE

Paloka: Mos të prishen ndërtimet, nuk duhen prekur provat

Paloka: Mos të prishen ndërtimet, nuk duhen prekur provat

Nënkryetar i PD-së Edi Paloka është kundër shembjes së objekteve që u dëmtuan nga tërmeti, sepse në këtë mënyrë prishen provat dhe nuk identifikohen përgjegjësit.

“Në një situatë ku Prokurori thekson se nuk duhet të preken provat, Rama nuk duhet t’i prekë ato sepse nuk janë vetëm ndërtuesit fajtorët. Kryeprokurori i ri sapo ka ardhur, por duhet të tregojë vullnet për të vendosur përgjegjësit para drejtësisë”, tha ai në Abc news.

Ai shtoi se Rama është më i interesuar t’u mbyllë gojën njerëzve se sa të merret me situatën.

“Lejet e ndërtimit janë zhdukur nëpër bashki. Nuk gjenden as shkesat për verifikimet pas tërmetit të 21 shtatorit. Unë e thashë që para se të dilnin këto fakte se Rama është i interesuar tu mbyllë gojën njerëzve dhe medias. Nëse ata banorët e Thumanës nuk do ishin lejuar të hynin brenda në pallate pas tërmetit të 21 shtatorit, sot do ishin gjallë. Nuk do i kishte zënë brenda tërmeti i 26 Nëntorit. Kjo është përgjegjësi e madhe!”, tha numri dy i PD-së.

Të fundit