Flash News

KRYESORE

Paloka në qendër të protestës: Policëve mund t’u rrëmbenin armën. Pritej gjithçka

Paloka në qendër të protestës: Policëve mund t’u

Deputeti demokrat Edi Paloka, i ftuar në emisionin “Kjo Javë” ka treguar se vetë sot ishte në qendër të protestës.

I pyetur nga gazetarja Nisida Tufa nëse sot opozita tregoi  ‘muskujt’, Paloka u shpreh, “Absolutisht jo. Ne si deputetë, drejtues të PD jemi ndeshur gjithë kohës edhe me reaksion të protestuesve që kërkonin të lejoheshin të avanconin më shumë. Nëse aty sdo të kthehej Basha të merrte protestuesit, mund të ndodhte çdo gjë. Aty mund të ishin 5 mijë vetë që ishin gati për gjithçka. Kishin përballë një polici që po mbronte Xhafën, që po mbronte krimin. Ishin të armatosur. Në kundërshtim me ligjin”.

Më tej ai shtoi se sot mund të ndodhte gjithçka në protestë. “Kishte policë me armë. Jo se mund të nxehej ai (polici), por edhe mund t’ia merrnin armën”, tha deputeti demokrat.

Të fundit