Flash News

KRYESORE

Paloka nga selia blu: Nuk ka stabilitet derisa të kthehet demokracia në Shqipëri

Paloka nga selia blu: Nuk ka stabilitet derisa të kthehet demokracia

Nënkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka, në përfundim të protestës së sotme të opozitës, ka thënë në oborrin e selisë blu se beteja nuk ka mbaruar dhe nuk do të këtë asnjë ditë stabilitet derisa të rikthehet demokracia në vend.

“Beteja jonë nuk ka mbaruar. Jemi nisur për një rrugë që nuk ka fund tjerët veç fitores. Nuk ka asnjë forcë që të mbajë qytetarët për të mos protestuar për të drejtat e tyre. Nuk do të ketë asnjë ditë stabilitet për këtë qeveri të krimit deri sa të kthehet demokracia në Shqipëri.

Ju falënderoj dhe jam i bindur që me forcën tuaj do i shkojmë në fund kësaj rrugë”, tha Edi Paloka, nënkryetari i PD, duke iu drejtuar protestusve.

Të fundit