Flash News

KRYESORE

Paloka nuk i jep kohë Tahirit: Ato letrat që tund ti, i morën edhe të inkriminuarit e tjerë të Ramës

Paloka nuk i jep kohë Tahirit: Ato letrat që tund ti, i morën

Nënkryetari i Kuvendit nga radhët e demokratëve, Edi Paloka ka reaguar menjëherë pas konferencës për mediat që zhvilloi ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, i cili publikoi një letër ku thuhet se nuk ka asnjë procedim ndaj tij nga Prokuroria e Katanias.

Sipas Palokës, letra si ato që tundi Tahiri, kanë marrë edhe një pjesë e të inkriminuarve të tjerë të Edi Ramës.

Deputeti i PD-së paralajmëron se shumë shpejt shqiptarët do të marrin shumë përgjigje, ka apo jo vullnet Rama.

Reagimi:

Nga këto letrat që po tund Tahiri, morën dhe Roshi i Kavajës dhe një pjesë e të inkriminuarve të tjerë të Ramës, madje edhe kur kishin qenë të denuar e jo thjesht të hetuar...

Ky, Tahir Habilaj , duhet të pyesi Ramën ( se kështu sqarohet dhe publiku);

Pse e largoi nga ministër?

Pse me gjithë se ishte “ministri më i suksesshëm“ dhe me gjithë “suksesin” në zgjedhje , nuk e vuri më në listën e ministrave?

Pse e përjashtoi nga grupi parlamentar?

Rama di ndonjë gjë më shumë apo nuk di asgjë për këtë çështje?

Shumë shpejt shqiptarët do marrin më shumë se këto përgjigje pavarësisht ka apo jo vullnet Rama ta bëj një gjë të tillë.

Propozimi surprizë i Bashës: Të hiqet imuniteti për çdo deputet... 4 deputetë të PD-së i dalin kundër

Të fundit