Flash News

KRYESORE

Paloka nxjerr shifrat: Sa miliardë lekë ka shpenzuar Rama për bileta avioni në katër vjet

Nënkryetari i PD, Edi Paloka ka denoncuar luksin e kryeministrit Edi Rama se vetëm në katër vitet e fundit ka shpenzuar për bileta avioni plot 27.2 miliardë lekë.

Ndërsa i referohet shifrave të kryera nga Thesari, sipas Palokës këto para janë zbritur nga taksat e shqiptarëve, ndonëse cilësohemi si vendi më i varfër në Europë.

“Ja sa ka shpenzuar vetëm për udhëtimet me avion , nga taksat tona, kryeministri i vendit më të varfër ne Evrope, ai që “nuk pëlqen luksin dhe paratë”. Këto janë të dhënat referuar pagesave të kryera nga Thesari. 2018 është vetëm për këto muaj”, shkruan Paloka në rrjetet sociale.

 

Të fundit