Flash News

KRYESORE

Paloka: PD e shqetësuar për kërcënimin ndaj Zgurit, Rama të tërheqë gangsterët nga rruga

Paloka: PD e shqetësuar për kërcënimin ndaj Zgurit, Rama

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka ka shprehur shqetësimin e tij për kërcënimin ndaj kryetarit të KQZ-së, Klement Zguri. Ai kërkoi që në mënyrë urgjente të vihet përpara drejtësisë autori i këtij kërcënimi, ndërsa konsideron kryeministrin Edi Rama si përgjegjës të kësaj situate, pasi ka lëshuar në rrugë gangsterë.

Në konferencë për shtyp, Paloka tha se mendon se njeriu që ka kërcënuar sot Zgurin, është i njëjti që ka kërcënuar edhe profesorin e njohur, Aurel Plasarin.

“Në Shqipërinë e Edi Ramës ku krimi i organizuar qeverisë bashkë me të, kushdo që guxon të zbatojë ligjin, kërcënohet nga bandat e Edi Ramës.

Bandat prekin zgjedhjet, bandat mbushin kutitë, bandat blejnë vota dhe shantazhojnë votues, sot kanë kaluar çdo limit duke kërcënuar me jetë Kryetarin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve z. Klement Zguri dhe familjen e tij.

Partia Demokratike kërkon menjëherë arrestimin dhe vënien përpara përgjegjësisë të banditit që, për pushtetin e Edi Ramës, kërcënon kreun e KQZ-së, për shkak të kërkesë së tij për të hedhur dritë mbi mbushjen e kutive dhe manipulimin e numrit të votuesve.

Ky është i njëjti bandit që ka kërcënuar edhe profesor Aurel Plasarin, i cili e ka denoncuar faktin pas bërjes publik të kërcënimit të kreut të KQZ, duke vënë në dukje se kjo është fryma me të cilën Rama ka organizuar 30 Qershorin." tha ai.

Nënkryetari i demokratëve e konsideron Edi Ramën të vetmin përgjegjës për situatën e krijuar në vend ndaj kundërshtarëve politikë.

"Partia Demokratike paralajmëron kryeministrin gangster të tërheqë banditët që ka lëshuar rrugëve për të kërcënuar këdo që nuk i bindet. Në të kundërt, ai do të mbajë vetë përgjegjësi për gjithçka!”-deklaroi Paloka.

Sipas të dhënave, Zguri është marrë në mbrojtje nga forcat e rendit dhe Garda bashkë me familjen e tij.

Sot, punonjës të Gardës dhe policisë kanë qenë të pranishëm në ambientet e KQZ për ruajtjen e kreut të të institucionit.

Kujtojmë se dje, Zguri në mbledhjen e KQZ, të shoqëruar me debate, kërkoi një hetim administrativ mbi pjesëmarrjen e zgjedhjeve në 30 qershor dhe hapjen e kutive të votimit për të sqaruar akuzat nëse ka pasur ose jo manipulime, por propozimi i tij u hodh poshtë me 4 vota pro.

Të fundit