Flash News

KRYESORE

Paloka: Për Ramën më shumë rëndësi ka Dako se sa negociatat e Shqipërisë dhe vizat

Paloka: Për Ramën më shumë rëndësi ka Dako se sa

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka, akuzoi kryeministrin Edi Rama se është bërë një me krimin dhe se të vetmin shqetësim ka fatin e Vangjush Dakos dhe jo të Shqipërisë. Numri 2 i demokratëve shtoi se kryeministri ishte i bindur qe me Arta Markun dhe Donika Prelën kishte siguruar mbylljen përgjithmonë të dosjes 339, por fillimisht “Zëri i Amerikës” e më pas “Bild” ia prishën planin.

“Çdo shqiptar e ndërkombëtar sot e di se si Edi Rama mori pushtetin , di dhe se kush vazhdon t’i caktojë deputetet e “rilindjes” pasi ne me ligjin e dekriminalizimit e detyruam t’i nxirrte kriminelet nga Parlamenti .

Prandaj dridhet e përdridhet; nga një studio ne tjetren e nga nje cep ne tjetrin ne fushaten e tij mortore , duke mbrojtur Vangjush Dakon e duke sulmuar kedo qe nxori ne driten e diellit krimin e tmerrshem zgjedhor qe u faktua ne Durres por qe eshte i shtrire ne te gjithe vendin.”, shkroi Paloka në Facebook.

Ai shtoi se Rama është mësuar të blejë gjithçka. “Media, deputet, vota etj etj. Ai nuk njeh menyre tjeter; as nuk ka fituar ndonjehere, as nuk ka marre gje me merite ndonjehere. Cdo gje ne jeten e tij ose e ka blere ose e ka marre me hile e manipulime prandaj dhe cdo gje e lidh me shitje dhe blerje.

Per Edi Ramen i rendesishem sot eshte fati i Vangjush Dakos dhe jo lajmi i keq qe po qarkullon kudo se Shqiperise nuk i hapen negociatat apo ca me keq qe ne BE po kerkohet rikthimi e vizave per shqiptaret dhe riizolimi i vendit.

Edi Rama eshte i detyruar dhe do te vazhdoje ta mbroje krimin sepse ndryshe krimi e merr ate me vete.”, shkori nënkryetari i PD-së.

Në fund ai dha një mesazh për shqiptarët: “Ne nuk mundemi e nuk do ta leme Shqiperine peng te krimit! Neser ne oren 19.00 shqiptaret bëhen bashke ne Bulevardin Deshmoret e Kombit per #ShqiperinsiEuropa”

Të fundit