Flash News

KRYESORE

Paloka për tensionet në Devoll: Pjellë e çmendurisë së kryeministrit që trajton shqiptarët si skllevër

Paloka për tensionet në Devoll: Pjellë e çmendurisë

Në bashkinë e Devollit, ditën e sotme ka pasur disa situata tensionuese pasi mbështetës të PD-së dhe kryetar aktual i kësaj bashkie, Bledion Nallbati, kanë rezistuar përballë betimit të përfaqësuesit të të PS-së, Eduard Duro, i shpallur kryetar bashkie në e 30 qershorit për bashkinë e Devollit.

Përfaqësuesi i PD-së ka deklaruar se nuk e njeh 30 qershorin pasi sipas tij është anuluar me dekret nga presidenti.

Ndërkohë, ish-deputeti i PD-së, Edi Paloka, ka reaguar për ngjarjen përmes një postimi në Facebook, ku përshëndet qytetarët e Devollit për mos lejimin e "dhunimit të bashkisë" siç e konsideron ai. Paloka shprehet se akti i qytetarëve të Devollit është qytetari përballë barbarisë kriminale që kërkon të çojë në fund një proces antikushtetues.

Statusi i plotë:

Pershendetje per qytetaret e Devollit qe sot nuk lejuan dhunimin e bashkise se tyre nga nje bande qe kerkon ta uzurpoje!

Ky ishte nje akt i qarte qytetarie, perballe barbarise kriminale te bandes qe kerkon me kembengulje dhe dhune te coje deri ne fund nje proces antiligjor dhe antikushtetues , pjelle e cmendurise se nje kryeministri qe ka vendosur ta trajtoje vendin si prone te tij private dhe shqiptaret si skllever.

Tanime jo opozita, por raporti i OSBE-ODIHR e madje dhe deklaratat e atyre qe ka qejf ti tunde Rama here pas here, kane bere te qarte se 30 qershori eshte ligjerisht nul qe pas dekretimit nga Presidenti i 13 tetorit dhe kete mund ta ndryshoje vetem nje vendim i Gjykates Kushtetuese.

Ne keto kushte, akti qe ka kerkuar te kryej sot Rama me banden e tij ne Devoll, apo qe do te synoje te realizoje dhe ne raste te tjera, eshte i njejte me ate te grabitesve qe hyjne ne shtepine e tjetrit per te grabitur. E njejte duhet te jete dhe pergjigja e qytetareve, si ndaj grabitesit qe te ka hyre ne shtepi per te te dhunuar e grabitur!

Të fundit