Flash News

KRYESORE

Paloka "përdor" Turin për të ironizuar opozitën parlamentare: Prite Zot kur të dalë të kërkojë lista të hapura pa koalicione

Paloka "përdor" Turin për të ironizuar opozitën

Ndërsa maturantët vijojnë në ditën e 3-të të protestave të tyre për të shprehur pakënaqësinë në lidhje me nivelin e provimeve të maturës, nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka ka shfrytëzuar pikërisht këtë moment për t’i dhënë një mesazh opozitës parlamentare.

Përmes personazhit të Turit, për të cilin maturantët kishin ankesa se pyetjet rreth tij në provimin e Gjuhë-Letërsisë ishin të pakuptimta, Paloka ka ironizuar kërkesat e opozitës në parlament duke i cilësuar edhe ato si të tilla.

“Prite Zot kur Turi të dalë të kërkojë lista të hapura pa koalicione”, shkruan Paloka në mesazhin e tij në rrjetet sociale.

Kujtojmë se, maturantët vijojnë protestat e tyre ditën e sotme në disa qytete të vendit, ndërsa ditën e djeshme disa nxënës dorëzuan në Ministrinë e Arsimit një aktkonstatim prej 10 pikash të hartuar prej tyre dhe ekspertë të fushës. Ata kanë paraqitur me shembuj në këtë draft, gabimet –sipas tyre- në hartimin e tezës së Gjuhë-Letërsisë. Ndërsa, po ashtu kërkuan mos shkrimin e emrave të tyre në tezat e provimit.

Të fundit