Flash News

KRYESORE

Paloka i përgjigjet Ruçit: Në 27 vite nuk ka pasur asnjëherë kriminelë në Parlament

Paloka i përgjigjet Ruçit: Në 27 vite nuk ka pasur

Pas deklaratës së Gramoz Ruçit se dhuna e protestës së të hënës nuk kishte ndodhur asnjëherë në këto 27 vite, ka reaguar deputeti demokrat Edi Paloka.

Paloka i përgjigjet Ruçit duke u shprehur se asnjëherë në këto 27 vite kriminelët dhe trafikantët nuk janë ngritur në piedestal si anëtarë të Parlamentit.

Statusi i plotë:

Gramoz Ruci paska deklaruar se dhuna e ushtruar te henen ne Parlament, nuk ka precedente ne 27 vjet.

Ne keto 27 vjet ka ndodhur qe deputete te opozites jane vrare dhe sulmuar fizikisht brenda parlamentit.

Por si asnjehere ne keto 27 vjet, kriminelet, vrases, trafikante droge dhe prostitutash, u ngriten ne piedestal si anetare te Parlamentit.

Si asnjehere ne keto 27 vjet, Garda e Republikes u perdor per te bllokuar foltoren e Parlamentit duke i hequr dhunshem opozites te drejten e fjales.

Te gjitha keto kane dhe me shume se kaq kane ndodhur sa here vendi dhe Parlamenti eshte drejtuar nga partia e Gramoz Rucit.

 

Të fundit