Flash News

KRYESORE

Paloka propozon: Në garë vetëm Basha me Selamin

Paloka propozon: Në garë vetëm Basha me Selamin

Prej orës 19:23, kryesia e Partisë Demokratike vijon mbledhjen me dyer të mbyllura për të përcaktuar garën për kreun e ri të kësaj force politike dhe miratuar kandidaturat.

Mbledhja drejtohet nga sekretari i përgjithshëm Arben Ristani dhe dy nënkryetarët Edi Paloka dhe Edmond Spaho. Mungojnë Tabaku, Ruli, Bode.

Paloka mësohet të këtë thënë se në garë për kreun e PD janë 8 kandidatura dhe ka propozuar që të shkohet vetëm me dy, Bashën dhe Selamin.

Ndërkohë grupi anti-Basha ka propozuar ndryshim të rendit të ditës.

Të fundit