Flash News

KRYESORE

Paloka: Rama ëndërron të kthejë diktaturën, por do ketë fatin e çdo diktatori

Paloka: Rama ëndërron të kthejë diktaturën, por do

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka mendon se i vetmi ndryshim që kërkojnë dhe presin shqiptarët, është largimi i Edi Ramës. Ai iu referua thirrjeve të tifozëve në takimin e javës së 11-të të Kategorisë Superiore Skënderbeu- Tirana

“’Rama Ik’ është britma që ushton kudo! Sa më shpejt të iki, aq më mirë për shqiptarët po dhe për atë vetë . Tanimë e ka ‘fituar’ një faqe në histori... do të kujtohet si njeriu që bëri spastrimin më të madh të shqiptarëve nga vendi i tyre.

Ëndrrat me ndryshime kushtetuese për të kthyer diktaturën, do të kthehen në makth dhe do t’i rezervojnë atij fatin e çdo diktatori në Evropë.”, shkroi Paloka në Facebook.

Të fundit