Flash News

KRYESORE

Paloka: Rama i afron kriminelët me vetëdije, brenda disa ditësh do thotë se Kajmaku s’ka punë te PS

Paloka: Rama i afron kriminelët me vetëdije, brenda disa ditësh

Nënkryetari i PD-së, Edi Paloka deklaroi pas publikimit të fakteve inkriminuese për Agim Kajmakun se nuk janë kriminelët që i afrohen Edi Ramës, por është kryeministri që i ka zgjedhur me kujdes dhe vetëdije ata.

Sipas tij, reagimi i kryebashkiakut të Vorës, është i njëjtë me atë të inkriminuarit të parë të kapur nga PD, në rrjetën e ligjit të dekriminalizimit.

“PD i nxjerr faktet se ka qene i arrestuar për falsifikim parash , i është arratisur drejtësisë dhe nuk e ka paraqitur kete ne formularin e dekriminalizimit sic e kerkon ligji, Kajmaku i Rames “pergenjeshtron” duke deklaruar se nuk eshte marre me trafiqe...

Eshte e njejta rutine deklaratash e bere me se bajate qe nga i inkriminuari i pare “i kapur” nga PD ne rrjeten e ligjit te Dekriminalizimit . Deri tani jane rreth 300 nga deputete, kryebashkiake e drejtues te niveleve te ndryshme ne administrate, te gjithe te perzgjedhur nga Rama. Vrasje, perdhunime, trafik droge, prostitucion, grabitje, fallsifikime...keto jane cv e “elites” se Rames, ajkes “rilindase”.”, shkroi Paloka në profilin tij në Facebook.

Ai shtoi se pas pak ditësh, pritet të dalë Rama e të deklarojë se dhe Kajmaku nuk ka më punë me PS...siç ka bërë me gjithë të tjerët.

“Ne fakt asnje prej tyre nuk ka patur kurre lidhje as me PS! Po sidoqofte, nuk eshte “faji” i tyre ! Nuk jane ata qe i afrohen Rames me dredhi “duke i fshehur te verteten”, sic perpiqet te mashtroje trashe dhe per te treqinten here Rama. Eshte Rama qe i ka zgjedhur me kujdes dhe me vetedije te plote.”.

Nënkryetari i demokratëve shtoi se edhe më i humburi e ka kuptuar se kjo është strategji e Ramës për të marrë e mbajtur pushtetin nëpërmjet krimit.

“Jo rastësisht këta “tipat” “zbulohen” sidomos ne zonat e njohura si bastione demokratesh, por jo vetëm. Krimi ka sot padrinon e tij tek Rama dhe vetëm largimi i tij do shpëtojë vendin nga rrokullisja ku po e çon kjo lidhje Krim-Ramë-Oligarkë.”

Të fundit