Flash News

KRYESORE

Paloka: Rama jep sinjale se do vjedhë zgjedhjet, mblodhi kriminelët e Durrësit në një hotel

Paloka: Rama jep sinjale se do vjedhë zgjedhjet, mblodhi kriminelët e

Nënkryetari i PD-së, Edi Paloka ka hedhur akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama se ky i fundit po përpiqet të japë sinjale se do të vjedhë zgjedhjet parlamentare të 25 prillit 2021.

Ai tha se Rama ka takuar banditët dhe kriminelët e Durrësit në një hotel dhe se PD do ta publikojë kur të vijë momenti i duhur. Sipas Palokës, kreu i qeverisë i ka kthyer sërish në krye të qarqeve socialistët e partisë  që të vjedhin zgjedhjet.

"Rama po përgatitet, ashtu sikurse në 2017 pa program, me të njëjtën strategji. Caktoi drejtuesit e qarqeve, duke u kthyer te hajdutët e tij më të afërt me të cilët vodhi zgjedhjet. I ka kthyer sërish në krye të qarqeve që të vjedhin sërish zgjedhjet. Kryetarëve të bashkive që morën nga 10-16% u kërkon që të marrin 800 mijë vota. Deputetët i përzënë nga zonat e tyre.

Rama do përpiqet që të japë sinjale se do të vjedhë dhe i ka mbledhur banditët edhe në Durrës. Ai ka mbledhur banditët dhe kriminelët e Durrësit në një hotel dhe ne do të bëjmë denoncimin. Iku Gjushi me bandat nga Durrësi. Kur të vijë momenti i duhur do ta publikojmë. Kjo është një gjë e sigurt dhe do të merret vesh se i njeh i gjithë Durrësit. Gjushi kishte fijet me bandat, prandaj ka ardhur Rama që të mbajë lidhjet për zgjedhjet, se janë futur në konflikt me njëra-tjetrën" tha Paloka në "Ora News".

Të fundit