Flash News

KRYESORE

Paloka: Rama mos t’ju duket si trim, ju tregoj hapin e tij të radhës

Paloka: Rama mos t’ju duket si trim, ju tregoj hapin e tij të

Nënkryetari i PD-së Edi Paloka nuk befasohet më nga veprimet e kryeministrit Edi Rama dhe mendon se justifikimet e fundit të tij ishin të pritshme.

“Nëse nuk e ka bërë akoma, lëvizja e radhës ju siguroj që do jetë një mesazh privat për Ramushin, ku duke u përdredhur do t’i shkruajë se sa shumë e vlerëson. Kush e njeh mire Ramën, e njeh edhe këtë “ves” të tij , që kur shfaqet si i fortë apo arrogant në publik, me dikë që e di që mund t’ia kthejë, menjëherë e kontakton privatisht për t’i treguar që nuk i ka pasur seriozisht sharjet...

Mos ju duket habi që një ‘trim’ si Rama, i merr seriozisht dhe ato që shkruhen në rrjete sociale se Ramushi ka për ta rrahur me shpulla, për fyerjet që ka lëshuar Rama për të e për Kosovën në krah të Vuçiçit!”, shkroi ai në facebook.

Paloka nuk mendon se “mini-Shengeni” ëhstë në të mirë të shqiptarëve.

“Deficenti kryeministër e di shumë mirë se shqiptarët kanë mbi dhjetë vjet që lëvizin lirisht jo vetëm në rajon, po në të gjithë Evropën!

E vetmja që përfiton nga ky i ashtuquajtur “mini-shengen” , është Serbia ! Shqiptarët, në Shqipëri dhe Kosovë , janë ata që humbasin e Rama ashtu si Vuçiç e dinë shumë mirë këtë..”.

Të fundit