Flash News

KRYESORE

Paloka: Rama "nuk e kupton" këtë anglishte, derisa t’i themi me shqipe të qartë “qërrohu”

Paloka: Rama "nuk e kupton" këtë anglishte, derisa t’i

Deputeti demokrat Edi Paloka ka reaguar ndaj kryeministrit Edi Rama sa i përket raportit të DASH. Në një shkrim në Facebook, teksa ironizon, Pakola shprehet se Rama kuptonte shumë mirë anglishten e ambasadoreve, ndërsa “nuk kupton” anglishten e përdorur në deklarata apo raporte nga shefat e ambasadorëve.

Reagimi i Plotë i Edi Palokës:

Anglishtja qe Rama “nuk e kupton”!

Sa here e kemi degjuar Ramen ti pergjigjet akuzave te opozites me deklarata te llojit:

“Po te ishte e vertete do kishte folur ambasadori(ja)”

Kete “mbrojtje” e ka perdorur me paturpesi sa here i eshte dashur, madje dhe per skandale apo fakte me se evidente sic ishin kanabizimi i vendit apo denimi si trafikant i vellait te Fatmir Xhafajt.

Po ndersa kuptonte shume mire anglishten e ambasadoreve, Rama “nuk kupton” anglishten e perdorur ne deklarata apo raporte nga shefat e ambasadoreve.

I tille eshte dhe rasti me i fundit me qendrimin e Departamentit Amerikan te Shtetit per PPP-te, si akte te qarta korruptive te qeverise .

Si te tilla ato jane denoncuar nga opozita, jane denoncuar nga Banka Boterore, jane denoncuar nga FMN-ja ( e cila leshon dhe nje alarm per rrezikun e futjes se vendit ne krize), jane denoncuar nga Gjykata Europiane e Auditimit e se fundmi u denoncuan dhe ne raportin e DASH i cili flet qartazi per lidhjet korruptive te qeverise me biznesmenet qe perfitojne nga PPP.

Po Rama , nuk i kupton keto raporte dhe vazhdon me kembengulje zullumet e tij, deri sa ne ti themi me shqipe te qarte: “Qerrohu”.

Të fundit