Flash News

KRYESORE

Paloka-Ramës: S’mund të qëndrosh me kryeministër i një populli që të urren dhe e urren

Paloka-Ramës: S’mund të qëndrosh me kryeministër i

Nënkryetari i PD-së Edi Paloka ka reaguar pas pritjes me protesta në Kukës të kryeministrit Edi Rama.

Në një postim në Facebook, teksa i drejtohet kryeministrit, Paloka shkruan se s’mund të qëndrojë me kryeministër i një populli që të urren dhe e urren.

“Nuk mund të qëndrosh me kryeminister i një populli që të urren dhe e urren.

Dje ne Kukës, edhe pse solle mijëra forca, përfshi forcat speciale, u ngjeshe dhe me antiplumb dhe prapë nuk guxove të ballafaqoheshe me qytetarët por mblodhe me detyrim administraten e deri nxënësit e shkollave me çanta në krah, për të zbrazur urrejtjen tënde për shqiptarët.

Nuk të duan më, jo kuksianet por shumica e shqiptareve. Kjo nje njeri normal do ta bente te reflektonte por nje si ty e terbon.

Ndaj do vazhdosh edhe pak te zbrazesh urrejtjen dhe arrogancen tende ndaj qytetareve, sic ke bere ne gjithe Shqiperine e dje ne Kukes. Por nje gje eshte e sigurte, njerezit kane nevoje per nje qeverisje dhe nje kryeminister normal, prandaj po te perzene kudo qe shkon me bisht nder shale. Jane qytetaret e vertete e normal te ketij vendi. Asnjeri prej tyre nuk eshte i droguar. I vetmi i droguar dje ne Kukes ishe ti Edvin...”, shprehet Paloka.

Të fundit