Flash News

KRYESORE

Paloka reagon pas deklaratës së Ramës: Te kemi akuzuar më kot si “kapo i krimit”, je thjesht zar

Paloka reagon pas deklaratës së Ramës: Te kemi akuzuar më

Nënkryetari i Kuvendit, Edi Paloka ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama, i cili ironizonte denoncimin për përgjimin e kreun e të PD-së, Lulzim Basha.

Paloka thekson se opozita e akuzuar shpesh Ramën si “kapo i krimit”, por realiteti është shumë më i rëndë se kaq. Sipas deputetit demokrat, Rama nuk është gjë tjetër veçse zar i kriminelëve dhe i Agron Xhafajt, vëllait të ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

“Fatkeqësia qe i ka rënë këtij vendi me Edvinin është shumë më e madhe nga sa duket. Për të qenë të sinqertë, krimi është ngatërruar shpesh në këmbët e politikës, nga të gjitha krahët. Por ajo që po ndodh sot është shumë e rëndë dhe e paprecedentë. Opozita në denoncimet e saj mbi lidhjet e Edvinit me krimin , e ka cilësuar shpesh atë si “kapo” si “kreu i kupolës”, si “bos i krimit” etj. Në fakt realiteti është shumë më i rëndë se kaq...; Edvin Rama nuk është “kapoja”, nuk është ai që mban nën urdhëra krimin. Edvini është ZARI i krimit. Ai është nën urdhëra dhe përdoret nga krimi. Sot, pas denoncimit që PD bëri lidhur me përdorimin e strukturave të policisë për të survejuar kreun e PD, Edvini nuk bëri gjë tjetër përveccse vërtetoi që është dhe zar i Agron Xhafajt...”, shkruan Paloka.

Ishte gazeta ‘Panorama’ që denoncoi e para survejimin e Lulzim Bashës nga agjentë të Policisë së Shtetit dhe më pas u denoncua edhe nga zyrtarë të PD-së. Policia në një reagim zyrtar i konsideroi këto denoncime si ‘spekulime mediatike’.

Të fundit