Flash News

KRYESORE

Paloka replikon me Ramën: Në mëngjes i shan njerëzit me “libër shpie”, në darkë u kërkon ndjesë

Paloka replikon me Ramën: Në mëngjes i shan njerëzit me

Nënkryetari i PD, Edi Paloka ka replikuar me kryeministrin Edi Rama, të cilin e quan frikacak që fshihet pas facebook-ut dhe ushtrisë me profile false, për këdo që guxon t’i dalë kundër.

“Në mëngjes në facebook, në drekë në facebook, në darkë në facebook. Udhëheq ushtrinë e profileve fallco që paguan me paratë e shqiptarëve për t’i kundërvënë ndaj kujtdo që nuk ështe dakord me Edi Ramën. Në mëngjes i shan njerëzit me “libër shpie”, në darkë u kërkon ndjesë. Dhe e nis çdo ditë nga e para sipas shprehjes që i shkon më shumë “ujku qimen e ndërron, por zakonin s’e harron”.

Në fakt, nuk është vetëm një i ç’ekuilibruar, që nuk e di ç’bën. Është një frikacak që fshihet pas facebookut, pasi nuk ka këllqe të dalë në debat të vërtëtë as me qytetarët, as me kundërshtarët politikë”-shkruan Paloka.

Të fundit