Flash News

KRYESORE

Paloka rrëfen takimin e parë me Ramën para 26 viteve: Konflikti u shmang nga Blendi Fevziu

Paloka rrëfen takimin e parë me Ramën para 26 viteve: Konflikti u

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka ka rrëfyer takimin e parë me Edi Ramën, që daton rreth 26 vite më parë. Në studion e emisionit ‘Zonë e Lirë’, Paloka zbuloi se edhe ateherë pati një incident me Ramës, i cili e kishte ofenduar, por ishte ndërhyrja e Blendi Fevziut që gjithçka të mbyllej aty për aty.

“I vetmi kontakt ka qenë kur kam qenë gazetar i Rilindjes në vitin 1993. Po dilja me Fevziun, Po hipnim me makinë. Ishim të Pallati i Kongreseve. Rama ishte me një biçikletë 28-she dhe ky se ç’tha diçka fyese për mua. E tha më zë të ulët. Fevziu më shtyu dhe unë nuk ragova. Ky siç është burracak e ngriti më shumë zërin sepse kujtoi se nuk e dëgjova. Dhe kur unë iu ktheva, nuk isha më aq shumë i qetë sa në fillim. Fevziu e kuptoi dhe i bërtiti Ramës, ‘Ik Ed’. Ky mori biçikletën dhe ia mbathi”, rrëfeu Paloka

Paloka i rikthehet incidentit me Ramën në Parlament: E dija që do bënte ‘thh’

Të fundit