Flash News

KRYESORE

Paloka spërkat me bojë kryeministrin/ Kryemadhi: Rama provokon veprime të tilla

Paloka spërkat me bojë kryeministrin/ Kryemadhi: Rama provokon veprime

Pas seancës së Kuvendit, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka komentuar veprimin e deputetit të PD, Edi Paloka, i cili ka spërkatur me bojë kryeministrin Edi Rama.

Kryemadhi ka justifikuar veprimin e Palokës, duke e konsideruar atë si një reagim njerëzor ndaj provokimeve të njëpasnjëshme të kryeministrit Rama.

“Sigurisht që Kryeministri nuk e ka problem t’i bullizojë shqiptarët çdo ditë e më shumë. Vjen një moment ku të gjithë jemi njerëzorë, të gjithë kemi momentet tona të emocioneve, por e disata herë që ky kryeministër rrugaç ka bullizuar shqiptarët në radhë të parë duke  i konsideruar  me organet gjenitale. Më pas vazhdon dhe bullizon pafundësisht deputetët në Parlament.  Vazhdon dhe bullizon dhe anëtarët e Partisë Socialiste, vazhdon dhe bullizon dhe ministrat e tij. Ka pasur Shqipëria në 27 vite tranzicion kryeministra, por kurrë nuk kemi pasur kryeministër qesharak, kryeministër që krijon incidente të tilla, papërgjegjshmëri dhe mbi të gjitha një defiçence mendore, e cila për hir të së vërtetës duhet ti bëjmë një propozim Parlamentit, por ndoshta dhe shqiptarët vetë, që të gjithë ata që marrin poste drejtuese, qofshin këto që nga Presidenti dhe deri te ministrat e qeverisë, duhet të bëjnë analizën psikike dhe klinike, të çdo drejtuesi, i cili ka një post shtetëror, që nuk përfaqëson vetveten e tij, por përfaqëson qytetarët” shprehet Kryemadhi.

Kryemadhi ka komentuar edhe protestën e opozitës që pritet të zhvillohet më 16 shkurt.

“Protesta është e të gjithë shqiptarëve.  Unë jam e bindur që edhe ju gazetarët do të jeni në atë protestë, sepse shikojmë një bullizim të tillë ndaj deputetëve. Ju para disa kohësh patë plumba në shtëpitë e gazetarëve. Do të shikojmë çdo ditë e më shumë reagim kriminal të një njeriu në ikje, i cili është i çmendur dhe çdo ditë po krijon problem jo vetëm për shqiptarët, por në radhë të parë edhe për veten e tij e familjarët”, thotë kryetarja e LSI.

Të fundit