Flash News

KRYESORE

Paloka sulmon opozitën parlamentare: Paterica të Ballaopozitës, nuk kanë hallin e listave të hapura

Paloka sulmon opozitën parlamentare: Paterica të Ballaopozitës,

Nënkryetari i PD-së, Edi Paloka përmes një postimi në Facebook shprehet se deputetët e opozitës parlamentare nuk e kanë hallin tek listat e hapura, siç kërkuan për Reformën Zgjedhore,  por tek tentativa e kryeministrit Rama për të ndaluar koalicionet parazgjedhore.

Sipas Palokës ata po zbatojnë projektin e Ramës për të mos lejuar koalicionet parazgjedhore.

Reagimi i Palokës në Facebook

E nxorrën kokën më në fund! Nuk kanë hallin e listave të hapura, por merakun e projektit të Edi Ramës për të ndaluar koalicionet parazgjedhore.

I mbetur vetëm, Edi Rama po përdor patericat e Ballaopozitës në Kuvend me qëllim që të ndalojë me ligj koalicionet parazgjedhore. Ky ka qenë projekti i tij që në nisje të debatit për sistemin zgjedhor. Sa më fort bërtasin për lista të hapura pa koalicione, aq më shumë shfaqen në sytë e opinionit publik, si konkubina dhe shërbëtorë të regjimit kriminal të Edi Ramës, që po mundohen të mbajnë në këmbë një kufomë politike.

Pak më parë, ish deputeti Alibeaj tha se Rama po përpiqet që në zgjedhje te mos lejoje Opozitën të paraqitet e bashkuar, duke kërkuar ndryshimin e Kushtetutës për të hequr koalicionet.

Të fundit