Flash News

KRYESORE

Paloka: Tahiri një ditë para përballjes me drejtësinë, show me kalë mbi shalë 7.500 dollarë

Paloka: Tahiri një ditë para përballjes me drejtësinë,

Ditën e nesërme Gjykata e Krimeve të Rënda pritet të vendosë për fatin e dosjes së çështjes së bujshme “Tahiri”.

Ish-ministri ka publikuar një ditë para këtij vendimi në ‘story’, në rrjetet sociale një foto, ku shfaqet i veshur sportiv dhe hipur mbi kalë.

Pas publikimit nga politiko.al, edhe PD ka reaguar mbi një detaj që ka rënë në sy, teksa Tahiri kalëron mbi kalin e zi.

Tahiri kalëron mbi një shalë firmato e llojit ‘Hermes Cavale’ dhe kushton jo më pak se 7.5 mijë dollarë. Nënkryetari i PD, Edi Paloka reagon duke theksuar se është e kotë të pritet drejtësi për “ministrin e Habilajve, ai drejtësinë e ka shaluar!”.

Reagimi i plotë:

Ju prisni që Tahiri do të përballet me drejtësinë dhe të dënohet për faktin se e ktheu policinë në hamalle droge të Habilajve?!

Ish-ministri i kushërinjve të drogës, nuk e ka fare shqetësim daljen nesër para gjykatës.

Madje ai e sfidon drejtësinë, duke shaluar mbi 7.500 dollarë mbi kalë...

Shala mbi të cilën relaksohet Tahiri, në internet nuk blihet dot më lirë se 7.500 dollarë.

Prisni më kot drejtësi për “ministrin e Habilajve, ai drejtësinë e ka shaluar!”

Ja dhe adresa ku mund të gjeni edhe ju një shalë me çmim të kripur, që ish-ministri ia lejon vetes madje edhe publikisht...

https://www.hermes.com/us/en/product/hermes-cavale-jumping-saddle-H068327CK2165X/

Të fundit