Flash News

KRYESORE

Paloka thirrje Prokurorisë: Prononcohu për përgjimet e Arben Ahmetaj dhe Damian Gjiknurit

Paloka thirrje Prokurorisë: Prononcohu për përgjimet e Arben

Deputeti i Partisë Demokratike Edi Paloka i ka bërë thirrje Prokurorisë që të sqarojë ekzistencën e përgjimeve të ministrave Ahmetaj e Gjiknuri, siç është raportuar në media ditët e fundit.

“Këta dy ministra, njihen si dora e Ramës në aferat e tij më të zeza. Jo më kot për këta të dy u krijuan dhe dy superministritë të cilat praktikisht përmbledhin shumicën absolute të fondeve të gjithë qeverisë”, shkruan ndër të tjerash Paloka në rrjetin social Facebook.

Postimi i plotë i Edi Palokës

Ne media, ditet e fundit jane ngritur akuza publike se prokuroria zotron pergjime te dy ministrave Ahmetaj dhe Gjiknuri ne komunikime me personazhe te cilat i implikojne keta dy ministra ne afera kriminale dhe korruptive, lidhur me ceshtjen e incenerahtoreve. Biseda ku flitet per shuma te medha parashe dhe zgjedhjet parlamentare

Pas Sajmir Tahirit, keta dy ministra, njihen si dora e Rames ne aferat e tij me te zeza. Jo me kot per keta te dy u krijuan dhe dy superministrite te cilat praktikisht permbledhin shumicen absolute te fondeve te gjithe qeverise.

Informacione mbi ekzistencen e pergjimeve te ketyre ministrave vijne dhe nga burime te tjera.

Prokuroria duhet patjeter te reagoje e te prononcohet ne se jane apo jo te verteta cfare ngrihet nga mediat dhe pse nuk veprohet.

Cfare pritet qe Rama te sanksionoje me ligj paprekshmerine e ministrave te tij duke legjitimuar rastin Tahiri …???

Të fundit