Flash News

KRYESORE

Paloka: Vendi ka nevojë për një dhjetor të ri, masturbimi historiko-politik zgjati 50 vjet

Paloka: Vendi ka nevojë për një dhjetor të ri, masturbimi

Nënkryetari i Parlamentit Edi Paloka ka uruar sot, ditën e Lirisë, ku qindra të rinj rrëzuan regjimin komunist dhe luftuan për demokracinë.

Paloka shprehet se s’i ka pëlqyer që çdo dhjetor të dalë nëpër podiume, sepse politikanët nisën të dukeshin si “veteranë” të cilët u tregonin të rinjve masturbimin historiko-politik që zgjati gati 50 vjet. Paloka shprehet se Shqipëria sot ka nevojë për një dhjetor të ri.

Reagimi i Edi Palokës:

Sot 8 dhjetor!

Nuk me ka pelqyer asnjehere dalja cdo dhjetor neper podiume e tribuna sepse me dukej sikur pak nga pak edhe disa nga ne po ktheheshim si ata “veteranet” e dikurshem qe vinin nga nje cope teneqeje ne xhakete dhe jetonin me kujtime e gjysma perrallash qe ju a tregonin me te rinjve. Nje masturbim historiko-politik qe zgjati gati 50 vjet nderkohe qe vendi shkoi drejt rrenimit.

Por ne sigurisht nuk mund te veteballsamosemi e as te lejojme te na ballsamosin, per me teper sot kur duket qarte se vendi ka nevoje per nje DHJETOR TE RI . Sheshet e protestave, jo podiumet ku jepen dekorata jane arenat tona.

Ne mundemi ende dhe do ti levizim, do ti ndryshojme gjerat perseri. Ne nuk mund te pajtohemi me te keqen. Kemi lindur per ta luftuar ate...

Gezuar 8 dhjetorin te gjithe atyre qe duan dhe do luftojne gjithnje per liri dhe drejtesi.

Të fundit