Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
“Pamë terror me sy”, gazetarja rrëfen ngjarjen e tmerrshme në Spitalin e Tiranës
Dje u bëra dëshmitare e një ngjarjeje që më mbajti ankth e me gjak të prishur gjatë ditës. Teksa prisja me familjarë të tjerë orarin e vizitave në njërin nga spitalet publike në kryeqytet, një zhurmë e fortë xhamash vjen nga katet sipër. U drodhëm të gjithë. Xhamat e thyer u shoqëruan me zënka, grushte, zëra të lartë, të bërtitura në shumë dialekte. Me hakërrim. Dikush thërriste: “Merrni policinë. Merrni policinë”. Zhurma e xhamave nuk ndalte.
E zbriste poshtë. Një djalë rreth të 20-ave po zbriste shkallëve, me dorën gjak. Pra ky ishte që godiste xhamat e dyerve në çdo kat të spitalit. Kaloi para nesh në kat të dytë. Ishim shumë familjarë te dera. Shtyu njërin anash, dhe me gjithë forcën e inatin që pati, goditi me thembrën e këpucës derën prej xhami. Copat me furi brenda korridorit, ku ishte dhe salla operatore. Disa infermiere klithën. Dy mjekë dolën të alarmuar. Pacientët i kaploi një terror në sy, se nuk po dinin nga vinte alarmi, e mos kishte lidhje me jetën e tyre. Në korridor na ngriu fryma dhe arsyeja. Mbaja kraharorin me dorë. Zotëria i mërzitur vazhdonte të shqyente ç’gjente përpara. Përfshirë qetësinë tonë. Më në fund u ngjit shkallëve duke dihatur, roja private që ruan derën e jashtme të godinës. Ai ruan familjarët, po si ta frenonte një furi shpërthyer nga mungesa e qetësisë dhe logjikës? Djali i futi një të shtyrë dhe rojes jo fort të mbajtur fizikisht, e vijoi i qetë të zbriste shkallët. Në kat të parë nuk kishte xhama, kështu që shkelmoi me sa forcë pati frigoriferin dhe makinetën e kafesë, që u drodh me gjithë ç’pati brenda. Kur erdhi policia, pas 30 e ca minutash, i forti i mërzitur nuk ishte aty. Nuk e di nëse e kanë ndaluar.
E lehtë ta gjenin, se dihej për cilën paciente kishte ardhur. Por, ajo që dominoi ditën time dje dhe ndjesinë ende sot, është frika e përdhunimit të hapësirës publike, vendit ku shpëtojmë jetë. Në spital thoshin se zotëria kishte sjellë aty një familjare pasi e kishte mbajtur disa orë në një spital privat, e pasi kishte paguar faturën e kripur, e kishin përcjellë te publiku, “se i kanë shërbimet më të mbledhura”. Nuk ka rëndësi arsyeja. Familjarja e tij erdhi në gjendje jo të mirë. Vetë i pashë mjekët dhe personelin që lanë ç’kishin në duar dhe u morën me zonjën. Që vetë shpëtoi, ama spitali ka katër kate me dyer të thyera, dhe një mal me familjarë të prekur e trishtuar nga vandalizmi. Por më keq se kaq, dje dëshmova me sytë e mi fytyra mjekësh e infermieresh me sy të dalë, edhe terror, frikë, ngarkesë psikologjike, pikëpyetje të mëdha në vështrim dhe prishje të qetësisë humane e profesionale. Ndërkohë, një barelë doli nga salla e operacionit, dhe nga vrimat e mëdha të xhamave të shqyer, shiheshin fytyrat e trembura e tê pasigurta të mjekëve që dilnin nga salla. Aq sa pacientja më vonë kishte frikë mos ky shqetësim në sytë e tyre, kishte të bënte me gjendjen e saj. Nga ta shihte kasaphanën e dyerve të thyera?
Miq të dashur: unë jam vetë kritizere pa kompromis. Por dje, dhe sot, jam me mjekët. Situata u krijua nga një familjar, gjaknxehtë, i paditur, i papërgjegjshëm. Vandal! Po, mjekësia është kthyer në biznes, dhe nuk ka shërbim të denjë pa paguar lekë nën dorë. Por jemi bashkëfajtorë. Sepse ka që ç’ke me të shërbim dhe pa rryshfet. Kam Dr. Arjanën, Dr. Laurën dhe Dr. Kolën që personalisht kam kaluar eksperienca shërbimi pa më kërkuar e pa iu dhënë asnjë lekë. Jeni të lirë të mos e besoni, por kështu është. Plus, spitali dje kishte jo thjesht shërbim mbi të gjitha pritshmëritë, por dhomat, pastërtia dhe rregulli ia kalonin dhe spitaleve private. Kundërshtojeni, por ishte kështu. Fotoja flet vetë. S’ka më batanije e çarçafë nga shtëpia. Dhe stafi janë ndryshe. Flasin, përgjigjen, ndjejnë frikë. Janë vëllai, motra, kunata, kushërira juaj që punojnë aty. Veshin bluzën e bardhë për të bërë luftë me jetën çdo ditë, dhe bien pre e sjelljeve të atilla ç’njerëzore, viktima të gabimeve që bën një sistem, një shoqëri, një kastë e tërë. Unë jam falënderuese për çdo sekondê e aspekt shërbimi që pashë dje dhe sot. Dhe jam ende e shokuar nga sjellja harbute e njërit prej nesh, familjarëve që shfryjmë pasiguritë tona plot arrogancë në mjedisin e atyre që po të mos ishin, as do kishim ç’të shkëmbenim tani. Unë sot jam me mjekët. Boll i linçuam edhe kur nuk kemi të drejtë (dmth më shpesh po sesa jo). /
Nga Edlira Gjoni, gazetare
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38